Aktualitet
Incidentet në Arenën Kombëtare, UEFA jep dënimet për Beşiktaş, trembet Tirana

Incidentet e ndodhura në Arenën Kombëtare, në ndeshjen ndërmjet Tiranës dhe Beshiktash, u shoqëruan me dënimet e para nga UEFA.
Sfida e turit të dytë kualifikues në Conference League nisi me dhunë në tribuna, pas përplasjes së dy tifozerive dhe starti i lojës u shty me 14 minuta.
Pas ngjarjes, klubi i Beshkitash njoftoi se është gjobitur me 40 mijë euro nga UEFA, teksa tifozëve turq u është ndaluar trasferta për ndeshjen e radhës me Neftçi Baku në Azerbajxhan.
Këto masa trembin Tiranën, që si klub organizator rrezikon penalitet edhe më të rëndë financiar, por ndoshta edhe me ndeshje pa tifozë.
/a.r
#Incidentet #në #Arenën #Kombëtare #UEFA #jep #dënimet #për #Beşiktaş #trembet #Tirana