Shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve të banesave në Itali, 4 të arrestuar

Një bandë grabitësish shqiptarë është shkatërruar nga autoritetet italiane. Sipas mediave mësohet se katër shqiptarë mes tyre një grua me banim në La Spizia janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë kryer grabitjen e 30 banesave mes Parma, Massa Carrara, Luça dhe La Spezia.
Në media thuhet se ato kishin studiuar mirë çdo gjë dhe kishin etiketuar banesat ku do të kryenin vjedhjen. Agjentët e njësisë hetimore të komandës provinciale të karabinierëve të La Spezia-s, pas hetimeve, zbatuan urdhrin për masën e sigurisë në burg të lëshuar nga gjyqtarja hetuese e gjykatës së La Spezia-s. Episodet e pretenduara ndaj katër hajdutëve të dyshuar janë kryer nga tetori i vitit 2022 deri në pranverën e vitit 2023.
Sipas hetuesve, shqiptarët vepronin si grup i organizuar kriminal. Pasi kanë mbledhur dëshmitë e viktimave, karabinierët kanë arritur të rindërtojnë kontekstin e veprimit të kriminelëve dhe pasi kanë kryer hetime të shumta kanë mbërritur në identifikimin e katër shqiptarëve.
#Shkatërrohet #banda #shqiptare #hajdutëve #të #banesave #në #Itali #të #arrestuar
Lapsi