Life Style
“Pamje magjike falë mikroalgave”, Rama ndan videon nga Kriporja e Vlorës

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nis me pamje mbresëlënëse të kripores së Vlorës.
Rama shkruan se nuk duhet shkuar shumë larg për të parë këto pamje magjepsëse e cila ndodhet në Shqipëri.
Kreu i qeverisë shkruan se këto pamje magjike janë pjesë e peizazhit natyror Pishë Poro-Nartë.
“MIRËMËNGJES dhe me imazhet mbresëlënëse të kripores së Vlorës, pjesë e Peizazhit Natyror Pishë Poro-Nartë, që merr pamje magjike falë mikroalgave njëqelizore të cilat rriten vetëm në këto habitate duke krijuar ngjyrat surreale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/a.r
#Pamje #magjike #falë #mikroalgave #Rama #ndan #videon #nga #Kriporja #Vlorës