E zunë poshtë rrotat e djathit, humb jetën italiani

Një italian i moshuar ka humbur jetën pasi është shtypur nga mijëra rrota të djathit parmixhano në magazinën e tij. Giacomo Chiapparini, 74 vjeç u varros kur një raft u thye në depon e tij në rajonin e Lombardisë të dielën. Lajmi u konfirmua nga zjarrfikësit për mediat ndërkombëtare.
Shembja krijoi një efekt domino duke rrëzuar mijëra rrota të tjera, të cilat peshojnë rreth 40 kg secila. U deshën 12 orë për të gjetur trupin e zotit Chiapparini, tha njëri nga zjarrfikësit. Disa nga rrotat e djathit thuhet se ranë nga rreth 10 metra lartësi. Një banor vendas tha për mediat italiane se shembja u dëgjua “si një bubullimë”. Dëmi ekonomik i shkaktuar është vlerësuar në 7 milionë €.
Duke folur për mediat italiane, një fqinj e përshkroi zotin Chiapparini si “shumë mbështetës… dhe bujar”. Ata thanë se viktima humbi një fëmijë dekada më parë. Magazina, e vendosur në Romano di Lombardia, rreth 50 km në lindje të Milanos përmbante gjithsej 25 mijë rrota të Grana Padano, një lloj djathi i fortë që i ngjan parmesanit dhe është mjaft popullor në Itali. ©
#zunë #poshtë #rrotat #djathit #humb #jetën #italiani
Lapsi