I mori jetën me grushte 55-vjeçarit, autori është djali i anëtares së KLP-së

Është publikuar foto e Rei Metës, i riu që goditi për vdekje me grushte 55-vjeçarin Armando Meshau, mesditën e kësaj të hëne pas një konflikti në një qendër interneti në Vlorë. Mësohet se 33-vjeçari është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) Nurihan Meta (Seiti). I riu u arrestua pas disa orësh nga policia. Shkak për ngjarjen e rëndë thuhet se janë bërë përplasjet e vazhdueshme për blerjen e një apartamenti.
Armando Meshau ndodhej në një pikë interneti duke printuar disa dokumente dhe aty brenda ka nisur të debatojë me tone të larta me autorin. Debati nisi për çështjen e një banese dhe shumë shpejt fjalët degraduan në dhunë fizike. Dëshmitarët thanë për mediat se autori e qëlloi dy herë me grusht në fytyrë. Nga goditja e fortë 55-vjeçari ka rënë në dysheme pa ndjenja dhe pa mundur të mbijetojë.
Për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes, Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona, pjesa më e madhe në cilësinë e dëshmitarëve. Emri i Nurian Metës qarkulloi gjerësish në media vitin e kaluar, pasi në KLP ajo votoi kundër Altin Dumanit për postin e kreut të SPAK. Vota e saj shkoi për kandidatin tjetër në garën për kreun e SPAK, Edvin Kondilin. /
#mori #jetën #grushte #55vjeçarit #autori #është #djali #anëtares #së #KLPsë
Lapsi