Aktualitet
Tentoi të vidhte bankën në Unazën e Re, 23-vjeçari goditi xhamat me tulla: Isha në kushte depresioni

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arretimi i 23-vjeçarit Enrik Islamaj, i cili tentoi të grabiste filialin e një banke në Unazën e Re.
23 vjeçari Islamaj ka qenë i vetëm në ngjarje. Ai është arrestuar më herët 3 herë për vjedhje banesash.
Sipas burimeve, Islamaj ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës dhe më pas ka goditur me gura e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë.
Në atë moment ka rënë edhe sistemi i alarmit të bankës.
23 vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa ka pretenduar se ishte në kushte depresioni kur ka goditur derën dhe xhamin e bankës.
/a.r
#Tentoi #të #vidhte #bankën #në #Unazën #23vjeçari #goditi #xhamat #tulla #Isha #në #kushte #depresioni