Aktualitet

35 orë në mes të detit, shpëtohet 25-vjeçari i humbur

Rojet bregdetare në Florida shpëtuan një burrë që po lundonte me një varkë gjysmë të mbytur rreth 12 milje larg bregut.

Personi i shpëtuar, i identifikuar si 25-vjeçari Charles Gregori kishte dalë për të peshkuar në oqeanin Atlantik dhe prej 35 orësh nuk kishte kontaktuar me njeri, gjë që bëri familjarët të njoftojnë autoritetet.

Menjëherë, rojet bregdetare u vunë në lëvizje dhe pas disa orësh kërkime, burri u pikas nga helikopteri, i cili dha koordinatat e sakta që cuan në evakuimin e tij.

“Ai ishte trembur për vdekje. Më tregoi se gjatë këtyre orëve në det i ishte lutur Zotit më shumë se kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij”, tregon babai i 25-vjeçarit.

/a.r

#orë #në #mes #të #detit #shpëtohet #25vjeçari #humbur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button