Sport

Ndeshja Partizani – Roma, rekord shitje biletash online, ja edhe dyqanet ku mund t’i blini

Më pak se një javë nga ndeshja e luksit ku Partizani do të presë Romën në një miqësore, të shtunën e 12 gushtit në “Air Albania” në orën 20:00, vijon blerja e biletave online.

Por tashmë tifozët mund t’i gjejnë ato edhe në dyqane fizike, si te biletaria e Selman Stermasit. Ndërsa dy ditët e fundit ato do të shiten edhe te biletaria e stadiumit Air Albania.

Deri më tani janë shitur afro 5000 bileta, duke ia kaluar dhe asaj të sfidës kundër Atletik Eskaldes në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë, Partizani publikoi çmimet e biletave. Ato pas porte kushtojnë 400 lekë, në tribunën karshi kushtojnë 600 lekë, në tribunën kryesore kushtojnë 2500 lekë, ndërsa në sektorin VIP shkojnë deri në 5000 lekë.

/a.r

#Ndeshja #Partizani #Roma #rekord #shitje #biletash #online #edhe #dyqanet #mund #blini

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button