Aktualitet
Reshjet e shiut dhe era e fortë / Thyhen degët e pemës shumëvjeçare në Pogradec

Reshje të shumta shiu shoqëruar me erë të fortë kanë përfshirë pothuajse gjithë juglindjen e vendit.
Nga era është thyer një nga degët e pemëve shumëvjeçare buzë liqenit të Pogradecit që për fatin e mirë nuk ka rrezikuar jetën e kalimtarëve.
Është dashur ndërhyrja e punonjësve të ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë për normalizimin e situatës në shëtitoren kryesore të këtij qyteti e cila në këtë stinë vere ka qarkullim të vazhdueshëm të turistëve, por dhe banorëve pogradecarë.
/a.r
#Reshjet #shiut #dhe #era #fortë #Thyhen #degët #pemës #shumëvjeçare #në #Pogradec