Aktualitet
Moti i keq dhe reshjet e dendura/ Vlora nën pushtetin e ujit, përmbytje dhe trafik i dendur

Shiu i rrëmbyeshëm që po vazhdon që prej paradites së sotme, pritet të sjellë probleme të mëdha edhe në qarkullimin e mjeteve.
Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë tejmbushur rrugët e qytetit të Vlorës nga trafiku i rënduar i automjeteve. Me qindra automjete në akset rrugore të Vlorës kanë shkaktuar trafik të rënduar.
E pamundur të qarkullosh sot në aksin Transballkanike, Lungomare apo në aksin nacional Vlorë-Orikum. Situata pritet të përkeqësohet edhe në orët në vazhdim për shkak të fundjavës.
#Moti #keq #dhe #reshjet #dendura #Vlora #nën #pushtetin #ujit #përmbytje #dhe #trafik #dendur