Aktualitet

Dëbohet kompania gjermane/ Ambasada kujton “perspektivën europiane” të Shqipërisë

Zëvendës.ambasadori dhe Referenti i Ekonomisë në ambasadën Gjermane, Thilo Schroeter, ka vizituar një ditë më parë kompaninë EMS Albanian Port Operator në portin e Durrësit.

Sipas një njoftimi të bërë nga Ambasada, thuhet se arsyeja e vizitës ka qenë për të krijuar një ide mbi atë që po ndodh me kompaninë gjermane.

“Kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian”, thuhet në reagimin e ambasadës.



Dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi për shqyrtim ankiminin që kjo kompani kishte bërë. EMS kishte kontratë 35 vjeçare me Autoritetin Portual dhe pak ditë më parë u dëbua nga Porti i Durrësit në mënyrë të befasishme. Pa asnjë komunikim zyrtar u bllokua hyrja për kompaninë koncensionare gjermane EMS APO që përpunon anijet e mallrave rifuxho në terminalin Lindor të Portit të Durrësit.

Shkak i ndërhyrjes është për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, ku për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente, sipas drejtueseve të kompanisë koncesionare EMS APO do të shfrytëzohet 90% e hapësirës së terminalit lindor ku operon kompania gjermane.

Menaxheri tregtar i koncensionarit Florian Cimo u shpreh Monitor se bllokimi i hyrjes për në terminalin Lindor ku operon kompania koncensionare gjermane është kryer pa asnjë komunikim të mëparshëm zyrtar.

“Ems Albanian Port Operator Shpk ushtron aktivitetin e saj në bazë të Kontratës Konçesionare të lidhur midis Ems Shipping & Trading GmbH me seli në gjermani dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (sot Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë e drejtuar nga Balluku) më datë 6.5.2013 për Menaxhimin dhe Operimin e Terminalit Lindor të Portit të Durrësit me një afat vlefshmërie prej 35 vitesh. (Shiko hartën e zonës së koncesionit dhe tabelën e aseteve fizike të marra në dorëzim).

Sot, më datë 29.7.2023, në ora 07:00 u konstatua hyrja pa autorizim nga operatori koncesionare të forcës së sigurisë portuale, e drejtuar nga Drejtori Ekzekutiv i saj Pirro Vengu dhe subjekti privat “Elmazaj Shpk” duke zaptuar një pjesë të terminalit e cila ndodhet në zonën koncesionare dhe për të cilën nuk ka një marrëveshje për këtë qëllim.

Subjekti EMS-APO ka depozituar denoncime si në SPAK për drejtorin e Autoritetit Portual për veprime të njëjta të ndodhura edhe më parë, por edhe në Policinë e Shtetit. Nga ndërhyrja dhe vendosja e barrierave prej betoni, është penguar aksesi në zyrat e administratës dhe aktiviteti i peshimit të kamionëve i cili është një hallkë e zinxhirit të shërbimeve që ofrohen nga operatori koncesionare EMS-APO. Subjekti po kryen ndërhyrje me mjete teknologjike duke vendosur kufizime prej betoni në zonën e koncesionit (shiko hartën dhe listën e aseteve të marra në dorëzim nga koncesionari)”, pohoi ai.

EMS Shipping & Trading ka depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit e ICSID në Uashington një padi ndaj shtetit shqiptar. Akuza u regjistrua më 7 prill dhe objekt i padisë është mosmarrëveshjen për sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.

 

#Dëbohet #kompania #gjermane #Ambasada #kujton #perspektivën #europiane #të #Shqipërisë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button