Aktualitet

Vendimi i Greqisë: Një javë pushime falas për turistët që u larguan nga frika e zjarreve

Zjarret që përfshirën Rodos bënë që një numër i madh turistësh të largoheshin duke ndërprerë pushimet e tyre.

Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale këtë të mërkurë ka vendosur që të ofrojë një javë pushim falas në Rodos pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë për mediat, ku theksoi se Greqia është një vend absolutisht i sigurt, nuk ka asnjë rrezik.

Kryeministri sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

/a.r

#Vendimi #Greqisë #Një #javë #pushime #falas #për #turistët #që #larguan #nga #frika #zjarreve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button