Zbulohet call center-i i paligjshëm në Selitë, arrestohen 6 persona

Drejtoria e krimit ekonomik në policinë e shtetit ka zbuluar një call center të paligjshëm, në katin e dytë të një objekti në zonën e Selitës.
Burimet thonë se janë arrestuan gjashtë persona, ndërsa një i shtatë me inicialet J. M është shpallur në kërkim. Operacioni i koduar “Selita Center” bllokoi 110 kompjuterë.
Në momentin e operacionit u konstatuan 56 punonjës në detyrë, të cilët dyshohet se mashtronin qytetarë italianë dhe grekë. Dëmi i shkaktuar qytetarëve që kontaktoheshin nga ky call center është i papërcaktuar.
Akuzat ndaj të arrestuarve janë punësim i paligjshëm, mashtrim kompjuterik, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mashtrim me pasoja të rënda.
Mësohet se punonjësit u morën në pyetje dhe u lanë të lirë, ndërsa 6 personat që dyshohen se ishin përgjegjës turni e personeli janë arrestuar.
#Zbulohet #call #centeri #paligjshëm #në #Selitë #arrestohen #persona
Lapsi