Tech

Dua Lipa kryqëzohet nga fansat për foton duke ndezur cigaren

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zgjedhur për të tretin vit radhazi jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.

Gjatë kësaj jave, këngëtarja e njohur ka ndarë shpeshherë foto dhe video të ndryshme nga pushimet në Ksamil, e shoqëruar me familjen dhe shoqërinë saj.

Prej ditësh ajo ka ndarë pushimet tipike shqiptare, duke kënduar hite në gjuhën shqipe dhe duke ngrënë ushqime tradicionale.

Edhe ditën e sotme Dua ka ndarë disa momente nga pushimet duke treguar se po relaksohet në maksimum në bregdetin e jugut.

Krahas fotove ajo ka shkruar “qetësi” dhe pas kësaj mund të themi se qetësia për Duan është Ksamili dhe Shqipëria.

Ajo që vihet re në fotot e publikuara nga Dua Lipa janë komentet te njëra prej tyre, ku ylli i muzikës shfaqet duke ndezur një cigare.

/f.stafa



#Dua #Lipa #kryqëzohet #nga #fansat #për #foton #duke #ndezur #cigaren

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button