Aktualitet

Sot dita më e rëndësishme e vitit

ola xama erion veliaj

Gazetarja që denoncoi rolin e Erion Veliajt tek inceneratori i Tiranës, Ola Xama (shih videon ne fund te shkrimit) e ka konsideruar sot vendimin për sekuestrimin e djegesit të kryeqytetit si “ngjarjen më të rëndësishme të vitit”.

Lexo me tej:

SPAK “gjen” pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe 

Përkundër skeptikëve që shohin një lëvizje të llogaritur ajo do të theksojë kursimin e 15 milionë eurove që kalonin për bosët e inceneratorëve. “Nga sot shqiptareve do iu kursehen te pakten 15 milion euro ne vit qe merreshin nga disa njerez qe jane ne kerkim nga drejtesia. 13 milion euro qe paguheshin nga bashkia Tirane dhe 2 te tjera nga Durresi dhe Kavaja. Disa milion euro po u kursehen edhe operatoreve private qe ishin te detyruar te depozitonin mbetjet ne kete landfill” ka shkruar ajo në Facebook.


Andi Bushati: Jo vetëm Veliaj, Olën et shantazhuam nga pak të gjithë 

Dhe si të mos kënaqej me këtë ajo i ka hedhur një kunj edhe mediave që financoheshin nga bosët e inceneratorëve: “Edhe burimit te parave qe financonin disa media qe shanin dhe shpallnin armik kedo qe fliste pro interesit publik, tashme po i priten fijet”.

©

#Sot #dita #më #rëndësishme #vitit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button