Plagosje e dyfishtë në Divjakë, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar u arrestua sot në Divjakë pasi ka plagosur me mjet prerës (biçak) babë e bir.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.V. Dy të plagosurit janë transportuar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.
Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin R. K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
#Plagosje #dyfishtë #në #Divjakë #arrestohet #43vjeçari
Lapsi