Aktualitet

Corriere della Sera: “Çmimet e larta dhe shërbimi i dobët përzënë turistët nga Pulia, shumica preferojnë Shqipërinë dhe…”

E papritur deri në këtë pikë, por prezenca e turistëve në Pulia në korrik ka shënuar një rënie deri në 20% krahasuar me një vit më parë. Lajmi konfirmohet nga gazeta “Corriere della Sera” e cila shkruan se në Pulia mungojnë kryesisht turistët e përvitshëm nga Campania dhe Lacio. Sipas medias italiane edhe ata nga Salento dhe Bari kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri, Greqi e Kroaci. Arsyeja? Rritja e çmimeve dhe mungesa e shërbimeve adekuate.

Sipas presidentit rajonal të Federalberghi, Francesco Caizzi, pikërisht kjo përqindje ka bërë që këtë vit të mos shënohet rekord i ri turistik.

Por nga ana tjetër shërbimi i hotelerisë nuk e pranon se ka rritur çmimet apo se ofron një shërbim të dobët. Një përfaqësues i këtij sektori shprehet për gazetën se shkak i largimit të turistëve janë temperaturat e larta në rajon.

Nga ana tjetër, kreu i Shërbimit Bregdetar Italian, Antonio Capacchione shprehet se:

“Ne prisnim një pjesëmarrje më të madhe, por nga ana tjetër turizmi ndërkombëtar po ecën mirë. Turizmi italian po vuan. Maji dhe qershori u anashkaluan për shkak të motit të keq. Në korrik, turistët nga rajonet e afërta po lëvizin shumë më pak, edhe për shkak të nxehtësisë së tepërt që perceptohet si një kërcënim. Më pas është inflacioni, si dhe një rrethanë e tretë që është nënvlerësuar nga shumëkush dhe që në vend të kësaj po ndikon në kërkesën e brendshme, përkatësisht rritjen e normave të interesit. Shumica e familjeve janë në borxhe”.

Përgatiti JavaNews / a.r

ÇMIMET KRAHASUESE TË ÇADRAVE DHE SHEZLONGËVE, BOTUAR NGA “CORRIERE DELLA SERA”

#Corriere #della #Sera #Çmimet #larta #dhe #shërbimi #dobët #përzënë #turistët #nga #Pulia #shumica #preferojnë #Shqipërinë #dhe..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button