Aktualitet

Mesazhet e kriptuara të krimit, aplikacionet me pagesë që përdorin grupet kriminale

Grupet kriminale përfshirë dhe ato shqiptare përdorin tefelona të kriptuar për t’iu shmangur autoriteteve ligjzbatuese. Pas rënies së Sky dhe Encro Chat, në lojë kanë hyrë aplikacione të tjera të kushtueshme ende të padeshifruara nga hetuesit.

Aplikacionet i japin mundësi krimit të komunikojë në distancë i pashqetësuar se aktiviteti i tyre mund të zbulohet. Bëhet fjalë për celularin BQ acquarius, ku sipas dosjes së antimafias italiane, disa prej anëtarëve shqiptarë të një organizate kriminale e zotëronin.

Nga përgjimet ambientale, trafikantët shprehen se ky telefon kushton 1500 euro dhe çdo 6 muaj ka kosto të tjera për enkriptimin e bisedave. Madje anëtarët e organizatës shprehen se nëse këto biseda do hapen një ditë, në Romë duhet bërë një burg i ri.

Në vitin 2020 dhe 2021 disa vende europiane dhe agjenci ligjzbatuese arritën të thyenin aplikacionet Enkro Chat dhe Sky Ecc të cilat përdoreshin masivisht nga organizatat kriminale, përfshirë dhe ato shqiptare. Qindra persona u arrestuan në Hollandë dhe Belgjikë. Këto dy aplikacione rezulton se janë përdorur nga rreth 230 mijë persona në mbarë botën. Në duart e hetuesve tashmë janë miliona mesazhe me sfond kriminal. Gjatë kësaj kohe janë zbuluar edhe enkriptuar edhe aplikacione të tjera sic janë Exclu dhe Anom të cilat gjithashtu janë mbyllur.

/a.r

#Mesazhet #kriptuara #të #krimit #aplikacionet #pagesë #që #përdorin #grupet #kriminale

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button