Aktualitet

Lindita Nikolla për shoferin: Ishte pjesë e Gardës që nga 2006!

Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dënuar aktin e rëndë të gardistit që qëlloi me armë drejt fqinjëve të tij me të cilët ishte përleshur më herët për një konflikt për pronën. Nikolla kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant. Në mesazhin që ka shpërndarë në rrjetet sociale, Nikolla përmend faktin se shoferi i saj kishte që nga viti 2006 që ishte pjesë e Gardës së Republikës.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot. Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji.”– shkruan Nikolla.

Kjo nuk është hera e parë që Nikolla ka probleme me shoferin e saj. Kur ishte Ministre e Arsimit, shoferi i Lindita Nikollës u arrestua se kishte marrë 3 mijë euro nga një person të cilit i kishte premtuar një vend pune.


#Lindita #Nikolla #për #shoferin #Ishte #pjesë #Gardës #që #nga

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button