Analiza e qeverisjes/ A do ketë ndryshime?! Rama mbledh sot ministrat në Tepelenë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë këtë të premte në Tepelenë ministrat e kabinetit të tij. Për dy ditë me radhë, edhe nesër, do të diskutohet për reformat dhe punët e bëra nga qeveria socialiste, dhe çfarë do duhet të bëhet në vazhdim.
Kjo mbledhje vjen dy ditë pas asaj të Asamblesë Kombëtare të PS që u mbajt në Tiranë, ku u shkarkua Damian Gjiknuri si Sekretar i Përgjithshëm dhe u zgjodh Bledi Çuçi kreu i Grupit Parlamentar.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në takimin informal të Tepelenës, nëse do të ketë ndryshime në kabinet apo mazhoranca socialiste do të vazhdojë sezonin e ri politik me të njëjtët emra.
Në shtator pritet që Kongresi i Partisë Socialiste të zgjedhë emrat e rinj të Sekretariateve, pasi në mbledhjen e Asamblesë ata u shkarkuan të gjithë. “Do të merrem me ministrat në Tepelenë”, raportohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e dy ditëve më parë.
/f.stafa
#Analiza #qeverisjes #ketë #ndryshime #Rama #mbledh #sot #ministrat #në #Tepelenë