Aktualitet

Pëllumb Gjoka investitor strategjik, ndihma që i dha Ramës në Shkodër

Urdhër-arresti për Pëllumb Gjokën, aktualisht biznesmen, i njohur për lidhjet me politikën dhe krimin nuk është një veprim rutinë i hetimeve të SPAK, por një ndërhyrje që prish ekuilibrat politikë të Partisë Socialiste në Shkodër. Gjoka është angazhuar në zgjedhjet e fundit për fitoren e Benet Becit duke pasur ndikim të fortë në zonën e Velipojës.

Opozita e ka denoncuar vazhdimisht rolin e tij në zgjedhjet e kaluara. Duke folur posacërisht për Velipojën pas humbjes së Shkodrës, Sali Berisha shprehej: “I kërkova Akil Krajës, drejtorit të kandidatit që do të instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka, një problematik me një seri akuzash të rënda, por që thuhet se lan paratë e Olsi dhe Edi Ramës do të bëjë gjithçka për të ndërhyrë.

Akili shkoi në Velipojë. Qendra e votimit ishte me 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. BMë e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajse nuk kishte zënë derën e QV-së. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënë nën kontroll”.


SPAK ka provuar bashkëpunimin e Gjokës me elementë të tjerë kriminalë, mes të cilëve është edhe Behar Bajri. E rëndë është po ashtu përfshirja e ish shefit të Operacionales Oltion Bistri dhe e prokurorit Xhevahir Lita që kanë ndihmuar grupet kriminale. Por Pëllumb Gjoka ka pasur edhe mbështetjen e qeverisë.

Ai rezulton të jetë investitor strategjik me firmën e kryeministrit Edi Rama, sipas një vendimi të Korrikut të vitit 2021. LINKU KETU

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e investitorit për projektin “Silver Sand Resort”, me subjekt aplikues “Imperial Group”. Kompania përfituese zotërohet në 56 përqind nga Pëllumb Gjoka dhe pjesa tjetër nga familjarët e tij, Kolë dhe Alida Gjoka.

Vendimi është marrë pas zgjedhjeve të përgjithshme kur socialistët fituan një mandat të tretë, ndërsa në Shkodër morën një rezultat të kënaqshëm në bashkëpunim me PSD e Tom Doshit.

Shpallja e investitorit strategjik duket se është një shpërblim për Gjokën, që sot është arrestuar nga SPAK dhe duhet të përballet me të kaluarën e tij. Mbetet për t’u parë se cilat janë gjetjet e prokurorëve, por Pëllumb Gjoka është akuzuar publikisht për vrasjen e një gruaje 90-vjeçare me qëllim marrjen e pronës së saj në Velipojë.

Ndërkohë sipas Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti i Pëllumb Gjokës kushtonte rreth 50 milionë euro dhe parashikonte realizimin e një kompleksi turistik, i cili përfshin 1 (një) hotel pranë shëtitores kryesore, 1 (një) hotel me standarde evropiane me 5 yje, si dhe një përzierje
të përbërësve të banimit duke përfshirë vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme në Shkodër./

#Pëllumb #Gjoka #investitor #strategjik #ndihma #që #dha #Ramës #në #Shkodër

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button