Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Apeli le në fuqi dënimet për 7 autorët, Talo Çela ende në kërkim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për 7 anëtarët e grupit kriminal, të cilët më 9 Prill të 2019-s grabitën rreth 5 milionë euro në barkun e një avioni në aeroportin e Rinasit.

Në Tetor të 2022-t, Gjykata e Posaçme dha 122 vite burg në total për autorët. Kështu, Klement Çala është dënuar me 20 vjet burg, ndërsa me nga 17 vjet burg janë dënuan 6 të pandehurit e tjerë: Eldi Çala, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkdon Bengasi.

I dyshuar për këtë ngjarje është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, por çështja në ngarkim të tij është ndarë pasi vazhdon që të jetë në kërkim nga autoritetet. Edhe pse kanë kaluar vite nga kjo ngjarje nga ana e grupit të hetimit nuk janë mundur që të gjenden paratë që janë grabitur. Gjatë arrestimit të të dyshuarve është gjetur një sasi shumë e vogël parash, që janë krahasuar me numrin e serive të parave të humbura nga bankat e nivelit të dytë.

 

/f.stafa

#Grabitja #Rinasit #Apeli #në #fuqi #dënimet #për #autorët #Talo #Çela #ende #në #kërkim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button