Aktualitet

Audio-përgjimi/ Djali i drejtorit të PS-së dhunon një vajzë në Berat

Sali Berisha ka publikuar një audio-përgjim, marrë nga JOQ, që sipas tij dëshmon se si është dhunuar një vajzë bashkë me të ëmën e saj në Berat nga djali i një drejtori të PS-së, që rezulton të jetë i paprekshëm nga policia.

Në audio dëgjohen disa gra që bisedojnë, por më pas vjen një djalë që nis t’i shajë ndërsa ka qëlluar me shuplakë një prej tyre.

“Djali është i Koçi Ngofias, drejtor i konvikteve në Berat dhe eksponent i PS-së, ndërsa e ëma punon në këshillin e qarkut, policia nuk reagon se janë eksponentë të rilindjes”, shkruhet në denoncimin e postuar në Facebook nga Berisha.



Postimi i plotë:

Ja si dhunon vajzën dhe nënën e saj djali i drejtorit! Policia e mbron!

📩 Lexoni mesazhin dhe dëgjoni regjistrimin e ngjarjes! #sb

Doktor, djali i drejtorit të konvikteve në Berat dhunon një vajzë dhe të ëmën.

Djali është i Koçi Ngofias, drejtor i konvikteve në Berat dhe eksponent i PS, ndërsa e ëma punon në Këshillin e Qarkut.

Policia nuk reagon se janë eksponentë të rilindjes. Policia është me banditët rilindas.

#Audiopërgjimi #Djali #drejtorit #të #PSsë #dhunon #një #vajzë #në #Berat

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button