Video/ Luanin kundër United, por tifozët e Arsenal rrahin njëri-tjetrin: ja çfarë ndodhi në Nju Jork

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur dje, me rastin e ndeshjes miqësore mes Arsenal dhe Manchester United. Takimi është fituar 0-2 nga Djajtë e Kuq. Skuadra e Ten Hag barazoi rezultatin e ndeshjes së parë dhe në fund fitoi 3-5 edhe me penallti, pas kohës së rregullt.
Megjithatë, skenën e morën tifozët. Në tribunat e MetLife Stadium në Nju Jork, gjatë ndeshjes ndodhi një sherr i ashpër ku janë përfshirë disa tifozë. Goditjet, grushtet dhe një klimë dhune e përgjithshme shënjuan një pasdite që duhej t’i kushtohej argëtimit.
Here’s the better video of Arsenal fans fighting last night. Listen to the bloke shouting 2-0 to encourage the fans to fight more 😂😂😂😂
— Jord (@NUFCJordd) July 23, 2023
RRAHJE MES TIFOZËVE TË ARSENAL
Ai që krijoi paqartësi të mëdha ishte një detaj i bujshëm: protagonistët e sherrit ishin të gjithë tifozë të Arsenal. Sipas asaj që u mësua, e gjithë kjo situatë u krijua nga një sherr mes dy mbështetësve të Gunners (të dy të plagosur rëndë). Sherri mes tyre, më pas u pasua me përplasje të mëtejshme me grushte ku u përfshinë shumë të pranishëm në tribunë.
Lexo më tej: Lamtumira prekëse e David De Gea: spanjolli largohet nga Manchester United, pas 12 vjetësh
Stjuardët dhe personeli i sigurisë ishin praktikisht të pafuqishëm. E në momentin që policia mbërriti në vendngjarje, sherri, i cili zgjati disa minuta, kishte përfunduar. Për momentin nuk është e qartë arsyeja reale që shkaktoi përplasjet mes tifozëve. Sidoqoftë, e sigurtë është se një takim që u shfaq si një shije verore e Premier League është kthyer në një faqe të tmerrshme sportive.
salty arsenal fan threw a drink on the poor guy then tried to fight security pic.twitter.com/DxThyci8Dk
— e. (@utdellio) July 23, 2023
#Video #Luanin #kundër #United #por #tifozët #Arsenal #rrahin #njëritjetrin #çfarë #ndodhi #në #Nju #Jork
Lapsi