Aktualitet

Shpërthen në flakë kamioni pranë tunelit të Elbasanit

tunelit-tirane-elbasan.jpg

Një kamion ka marrë flakë në afërsi të tunelit në aksion Elbasan-Tiranë. Si pasojë e një defekti, mësohet se kamioni ka shpërthyer në flakë dhe është djegur pjesa e përparme e tij.

Policia rrugore po hap rrugën dhe po kryen veprimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip “Kamion”, me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

#Shpërthen #në #flakë #kamioni #pranë #tunelit #të #Elbasanit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button