Zgjedhjet në Rrogozhinë, voton Memolla i PS: Nuk rrezikojmë aspak. Shpresojmë të njëjtin rezultat si në 14 Maj

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla i është drejtuar qendrës së votimit, ku ka hedhur dhe votën e tij.
Pas votimit, Memolla ka dhënë një pronocim për mediat, ku i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në votime.
Memolla thotë me bindje se nuk rrezikon aspak, teksa shpreson që të marrin pak a shumë të njëjtin rezultat me atë të 14 Majit, ku fitues është shpallur ai me një diferencë të vogël votash përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxhës.
Edison Memolla: Procesi po shkon shumë mirë, pavarësisht një incidenti të vogël. Ftoj qytetarët të votojnë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë aspak. Shpresojmë pak a shumë të njëjtin rezultat si në 14 Maj. Nuk merrem me kundërshtarin, por me veten time. Problemi i fotografimit të votës është administruar nga KQZ dhe KZAZ.
#Zgjedhjet #në #Rrogozhinë #voton #Memolla #Nuk #rrezikojmë #aspak #Shpresojmë #të #njëjtin #rezultat #në #Maj