Aktualitet
PSG e shpall ‘non grata’/ Kylian Mbappe përjashtohet nga turneu parasezonal! Reali në pritje

Kylian Mbappe është lënë jashtë skuadrës së Paris Saint Germain për turneun parasezonal në Japoni dhe Korenë e Jugut. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te PSG-ja refuzon të nënshkruajë vazhdimin e kontratës edhe me një sezon, me marrëveshjen që përfundon verën e ardhshme.
Aktualisht Mbappe është lojtari më i shtrenjtë në botë, teksa vlera e tij në “transfermarkt” është 180 milionë euro. Fakt është se pas takimit me presidentin Al Khelaifi, Mbappe nuk është bindur për rinovimin, me klubin e sheikëve që ka vendosur lënien jashtë ekipit për të. Shqiptarja.com
#PSG #shpall #grata #Kylian #Mbappe #përjashtohet #nga #turneu #parasezonal #Reali #në #pritje