Urdhërarresti i SPAK/ Si tentoi shefi i Rrugores të largohet me vrap nga agjentët e AMP, Roven Zeka…

Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka.
Sipas gazetares Klodiana Lala, kanë qenë punonjësit e AMP-së dhe BKH-së që kanë shkuar të ekzekutojne urdhërarrestin e SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë.
Por, sipas burimeve Roven Zeka nuk ka pranuar dhe ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar nga agjentet e AMP-së.
Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarrest për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si eedhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.
Zyrtarët e poicisë akuzohen për korrupsion pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.
#Urdhërarresti #SPAK #tentoi #shefi #Rrugores #të #largohet #vrap #nga #agjentët #AMP #Roven #Zeka
Java News