“Rruga e Berishës kalon nga Moska”, gazetari: Shpresat e kreut të PD për të hequr “non-gratën” janë shuar

“Shpresat e Berishës për të hequr non gratën janë shuar”, kështu është shprehur gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News.
Gjithashtu theksoi se pagesa për LaCivita është 50 milion dollarë nga Berisha.
“LaCivita nuk mund të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është duke bërë punë private dhe duke mbushur xhepin e tij dhe është jo pak shuma që i është premtuar. Informacionet nga mediat i kam marrë dhe është folur për shuma marramendëse deri në 50 milion dollarë”, tha ai.
Po ashtu gazetari Mahmutaj u ndal edhe tek Paul Manafort, për të cilin tha se nëpërmjet tij, kreu i PD Berisha synon të” kapë”, Putinin. Ndërsa me LaCivita, sipas gazetarit, Berisha synon të “kapë” Trump.
“Rruga e Berishës ka kaluar gjithmonë nga Beogradi dhe Moska. Lidhjet e Berishës me UDB janë publikuar kanë të paktën 30 vite. Kemi edhe luftën që Berisha i bëri UCK sepse ashtu i merrte urdhrat nga Beogradi. Rruga e Berishës ka kaluar nga Beogradi, dhe tani ka zgjedhur një rrugë që është amerikani, por që është kolona ruse…me Paul Manafort. Dhe të mendosh që administrate e Trump në këtë situatë që është po merret me Berishën. Berisha gënjen vetveten. Administrata amerikane ka marrë provat…dhe duke ardhur prova të tilla “është bërë gjyq” dhe ka mbaruar ajo punë. Nuk hiqet non-grata e Berishës”, tha ndër të tjera ai.
Ndër të tjera gazetari Mahmutaj shtoi se politikat e Trump, për “non grata” mund të ashpërsohen.
#Rruga #Berishës #kalon #nga #Moska #gazetari #Shpresat #kreut #të #për #të #hequr #nongratën #janë #shuar
Java News