Kush është futbollisti 13-vjeçar nga Shkodra që ndërroi jetë në aksident! Mesazhi prekës i shokëve të skuadrës

Fabian Shpati, futbollisti 13-vjeçar i “Fc Djelmnia Shkodrane 2017”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr në fshatin Stom Golem të Shkodrës.
Akademia e futbollit “Fc Djelmnia Shkodrane 2017” ka postuar një mesdazh ngushëllues:
“Lamtumirë Fabian…
Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare. Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.
Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare. Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.
Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë. Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve”.
Nuk ka munguar një mesazh ngushëllimi dhe nga klubi i Vllaznisë: Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike pas aksidentit të djeshëm e Fabian Shpatit ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Fabiani 13 vjeçar ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”.
KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Shpati, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe.
Prehu në paqe Fabian!
Për këtë ngjarje të trishtë ka reaguar dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka: Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Shpatit, djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia shkodrane”.
Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr.
Prehu në paqe Fabian!
#Kush #është #futbollisti #13vjeçar #nga #Shkodra #që #ndërroi #jetë #në #aksident #Mesazhi #prekës #shokëve #të #skuadrës
Java News