Aktualitet
Gjykata dënon babain dhe gjyshen: Shfrytëzuan djalin 10-vjeç në Tik-Tok për të përfituar para

Ngjarja e bujshme, që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10-vjeç në Tik-Tok, duke përfituar vlera monetare, ka marrë fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, që sot dha edhe dënimin për ta.
Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg gjyshen Natasha Rombula.
Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa, i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës, duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç.
#Gjykata #dënon #babain #dhe #gjyshen #Shfrytëzuan #djalin #10vjeç #në #TikTok #për #të #përfituar #para
Java News