A prodhon politika dhe spektakli dhunë? Psikologia: Një shoqëri që s’ka ngopur barkun, e ka të vështirë të reagojë

Dhuna sociale dhe presioni i botës së spektaklit kanë qenë temat e diskutuara ditën e sotme në Report Tv në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’.
Të ftuarit, Nora Malaj ish-deputete, psikologia Suela Koçibelli dhe artisti Robert Aliaj kanë folur lidhur me modelet që shoqëria shqiptare mbështet dhe ndjek në aktualitetin e sotëm.
Sipas psikologes Koçibelli, shoqëria për sa kohë nuk reagon kur në ekrane vazhdimisht ka opinione për të shmangur modelin e të fortëve, sipas saj, shoqëria konfirmon që i dëshiron ata.
Koçibelli: E dini pse nuk reagon shoqëria? Sepse ka shumë varfëri. Një shoqëri që s’ka ngopur barkun, e ka të vështirë të reagojë. Kemi një pjesë të mirë të shoqërisë ne. Për sa kohë ky roli i të fortit ne po mundohemi ta ndëshkojmë me këtë bisedën këtu dhe nuk ndëshkohet asnjëherë, atëherë është funksion, është rol dhe model që qëndron.
#prodhon #politika #dhe #spektakli #dhunë #Psikologia #Një #shoqëri #që #ska #ngopur #barkun #të #vështirë #të #reagojë
Java News