Aktualitet

“Ka falsifikuar jetën e tij”/ Analisti: Nga një doktor elitar, Berisha ka përfunduar në një politikan të turpshëm

Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV tha se Sali Berisha, sot është gjendjen e tij më të keqe.

Duke komentuar retorikën në Kuvend, por jo vetëm, edhe rolin e tij në politikë sot, Demalia tha se Berisha e ndërtoi jetën politike mbi gënjeshtra, dhe kjo sot mbi të, rëndon më shumë se kurrë.

“Sali Berisha ka qenë një doktor shumë i mirë. Me vjen keq që sot ka përfunduar në këtë gjendje. Berisha gënjen vetveten.

Ai e ka falsifikuar jetën e tij. Tipari më i rrezikshëm për një njeri është kompleksiteti. Dhe Berisha e ka, mundohet të fshehë jetën e tij.

Berisha ka gënjyer që në ’90, që kur tha se ka sjellë demokracinë. Plus tani në këtë moshë ai ka ngarkesën e atyre që ka bërë, e të vërtetave të tij, e korrupsionit, vjedhjes e 100 të tjerave”, u shpreh Demalia.

 

/f.stafa

#falsifikuar #jetën #tij #Analisti #Nga #një #doktor #elitar #Berisha #përfunduar #në #një #politikan #të #turpshëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button