Trump largon portretin e Obamës, e zëvendëson me një pikturë të tij pas tentativës për vrasje

Nëse ju kujtohet, në fillimin e presidencës së tij, Trump e kishte varur një fotografi të tij në kornizë pak jashtë Zyrës Ovale, raportojnë mediat e huaja.
Epo, së fundmi, Shtëpia e Bardhë po përballet me reagime për zhvendosjen e portretit zyrtar të presidentit Barack Obama për t’i lënë vend një pikture të bazuar në foton famëkeqe të tentativës për vrasje të Trumpit.
Llogaria e Shtëpisë së Bardhë në X postoi një klip tashmë viral të pikturës me mbishkrimin: “Disa vepra të reja arti në Shtëpinë e Bardhë”.
Siç raportohet, piktura e Trumpit tani është në vendin që është “tradicionalisht i rezervuar” për portretet më të fundit zyrtare presidenciale. Megjithëse kjo është traditë, presidenti aktual mund të sugjerojë “lëvizjen e gjërave”, gjë që Trump me sa duket e ka bërë
#Trump #largon #portretin #Obamës #zëvendëson #një #pikturë #të #tij #pas #tentativës #për #vrasje
Java News