Sport

Dua të ndjek hapat e Bekim Balajt

Kevin Dodaj, talenti i Vllaznisë dhe i Shqipërisë U-21, është një prej atyre elementeve të paktë që spikasin në elitën e futbollit tonë dhe që ngroh për të ardhmen, në mënyrë që të kontribuojë edhe me Kombëtaren. I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës”, Dodaj ka treguar gjithë krenarinë që mbart me vete për faktin që përfaqëson Vllazninë.

“Është ëndërr e bërë realitet, e kam pasur ëndërr që i vogël të luaj me Vllazninë. E bëra vjet debutimin, tani po shënoj me këtë fanellë. Po jetoj një ëndërr. Dëshira ime është të përmirësohem më shumë këtu dhe më pas të largohem në Europë. Vllaznia synon vendin e parë në kampionat, por sigurisht që varet edhe nga rezultatet e të tjerëve. Dua të ndjek hapat e Bekim Balajt, do të ishte fantastike”, tha Dodaj. /Sport Ekspres/

?

#Dua #të #ndjek #hapat #Bekim #Balajt
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button