Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha takim me emigrantët në Itali: Ky do të jetë viti i shqiptarëve

Pas çeljes së fushatës dhe prezantimit të programit për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në Brescia në një takim me diasporën në Itali.

Gjatë fjalës së tij përpara emigrantëve shqiptarë që ndodhen e jetojnë atje, Berisha u shpreh shumë falënderues dhe mirënjohës për mbështetjen.

“Në Itali në qytetin e bukur të Brescia ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë, tejkaluat çdo pengesë. Arritët të ktheheni në qytetarë dinjitozë falë punës dhe përkushtimit tuaj. Ju jeni shqiptarët e suksesit dhe të arritjeve. Ndonëse sot keni ndërtuar një jetë dinjitoze në Brescia kurrë nuk e braktisët me shpirt dhe zemër atdheun tuaj dhe familjet tuaja”, tha Berisha.


#Zgjedhjet #majit #Berisha #takim #emigrantët #në #Itali #të #jetë #viti #shqiptarëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button