Aktualitet
Sudani njeh pavarësinë e Kosovës, Presidentja Osmani: Fillimi i një partneriteti të madh

Sudani, vend në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën, njoftoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në një njoftim në X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike.
“Ky është fillimi i një partneriteti madhështor”, shkroi Osmani.
Njohja nga Sudani është e dyta për brenda javësh për Kosovën, pasi një shtet tjetër afrikan, Kenia e njohu atë në fund të marsit.
#Sudani #njeh #pavarësinë #Kosovës #Presidentja #Osmani #Fillimi #një #partneriteti #të #madh
Java News