Aktualitet

Akuzat e opozitës italiane ndaj Melonit, reagon Brukseli: Emigrantët në Shqipëri, në përputhje me ligjin e BE

Brukseli e ka konsideruar në përputhje me ligjin e Bashkimit Europian dërgimin në Shqipëri të 40 emigrantëve që do të presin në qendrën e Gjadrit, deri në riatdhesimin e tyre.

Eurodeputetja e Partisë Demokratike Italiane Cecilia Strada, në opozitë, i kërkoi shpjegime Brukselit për arsyen e prangosjes së emigrantëve gjatë zbritjes në Shqipëri, por një zëdhënës i BE-së deklaroi se zhvillimet janë duke u verifikuar.

“Jemi në dijeni të zhvillimeve të fundit në lidhje me dekretin që rregullon CPR-të në Shqipëri dhe, sipas informacioneve tona, ligji kombëtar italian do të zbatohet për qendrat, siç ka ndodhur deri më tani për azilin. Në parim, kjo është në përputhje me ligjin e BE-së”.


Të gjitha partitë e opozitës italiane e kanë kundërshtuar kthimin e kampit të Gjadrit në një CPR që do të strehojë emigrantë në pritje të riatdhesimit. Sipas tyre kjo nuk është një zgjidhje duke qenë se kostot për transportin e tyre dhe të personelit do të rëndojnë më shumë buxhetin.

Pasditen e së premtes anija Libra solli 40 emigrantët të cilët do të mbahen në Gjadër për të paktën 18 muaj derisa të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Sipas autoriteteve italiane ata janë tunizianë, egjiptianë, bangladeshas, pakistanezë, algjerianë, gjeorgjianë, nigerianë dhe moldavë.

#Akuzat #opozitës #italiane #ndaj #Melonit #reagon #Brukseli #Emigrantët #në #Shqipëri #në #përputhje #ligjin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button