Manastirliu: Tirana shëmbëlltyrë e transformimit! Spiropali: Nga ky shesh nis fitorja e madhe e PS

Nën moton ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, socialistët çelin zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skënderbej. Në mes të skenës janë vendosur edhe 12 yje të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit, në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesit i qarkut së bashkë me kandidatët për deputetë të PS. Pas përshëndetjes së shkurtër të 12 drejtuesve të qarqeve politike, tubimi do të kulmojë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.
Për qarkun e Tiranës, fjalën e morën dy drejtuesit e qarkut, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali.
“Nga ky shesh, sheshi i besimit fitoreve të mëdha për tu bërë bashkë me cdo shqiptar që ka zgjedhur të ecë përpara me krenari dhe vision europian. Janë 30 ditë vendimtare për të bërë Shqipërinë anëtare të BE që puna të mos ndalet. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi. Në cdo cep të Tiranës ndihet ndryshimi, Tirana motori i zhvillimit të një Shqipërie që punon dhe nuk ndalet. Nga piramida, liqeni, shkollat e reja, rrugët, Tirana është simbol I trnasformimit. Të mbështesim PS dhe Ramën për të vijuar transformimin.” tha Manastirliu.
Ndërsa Spiropali u shpreh: “Nga ky shesh do të nisë fitorja e madhe e PS. Betejat elektorale nuk fitohen në sprintin e fundit, por fitohen në maratonë dhe Rama e kjo skuadër ka treguar se janë maratonomak për Shqipërinë dhe me Shqipërinë. Shqipëria shtëpia jonë e përbashkët, kjo është beteja me Shqipërinë ne BE apo në gropën e atyre nga ku nuk dolën as vetë. Mision historik për të realitet ëndrën e fëmijëve tanë. Sot Shqipëria është Shqipëria europiane dhe në 2030 ne do fitojmë me Ramën me PS me numrin 5”.
#Manastirliu #Tirana #shëmbëlltyrë #transformimit #Spiropali #Nga #shesh #nis #fitorja #madhe
Java News