Aktualitet

“Vitet e mia janë të gjitha bio”/ Berisha-Ramës: Për moshën, i ngjan gjyshit të Gramoz Ruçit!

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën që po mban në fushatë, reagoi ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama për moshën e tij. Berisha tha se vitet e tij janë bio dhe se me vettingun që ka bërë, tregoi se ai është politikani më i pastër që ka pasur Shqipëria dhe më gjerë.

“Edi Rama me propagandën e tij përpiqet nga mëngjesi deri në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët, i qan hallin Berishës…o t’i them para jush, Edvin vitet e Sali Berishës janë që të gjitha vite bio. Vettingu që i bëre me lakrenjtë e tu treguan se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria edhe më gjerë.

Edvin me atë vetting për të cilin nuk e di si e nise për si e nise, mund të them se nder më bërë, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës. Sa i përket moshës, ju garantoj se ai ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Ndaj dhe nuk e din ti, se ti vjedh gjithë ditën, por forcë e burrit matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin dhe vendin e tij.”, u shpreh Berisha.


#Vitet #mia #janë #të #gjitha #bio #BerishaRamës #Për #moshën #ngjan #gjyshit #të #Gramoz #Ruçit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button