Aktualitet

“Kamza ishte shëmbëlltyra më triumfale e kënetës”, Rama: Falë grave përmbysëm realitetin e zymtë të asaj zone

Kryeministri Edi Rama tha se numri i grave në PS është rritur nga 15 në rreth 40 përqind, por shtoi se duhet të jetë një shifër që të kalojë 50%. Gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Tiranë, kreu i qeverisë përmendi edhe Kamzën, si shëmbëlltyrën më të mirë të “integrimit” të grave dhe vajzave brenda PS.

Sipas Ramës, përmes përfshirjes së grave dhe vajzave, PS ka krijuar një vlerë të shtuar sociale, duke përmbysur realitetin e zymtë të Kamzës, që dikur ishte shëmbëlltyrë e kënetës.

“Totali i grave dhe vajzave në familjen tonë është rritur edhe pse ende jo plotësisht mjaftueshëm por jo pak. Nga më pak se 15 përqind në thuajse 40%. Kemi sot 38 447 anëtare, për të cilat kërkoj duartrokitje të stuhishme. Por nuk duhet të ndalemi këtu, të pajtohemi me veten deri kur ta bëjmë 50 mijë numrin e grave dhe vajzave në PS. Shembuj të mirë ka plot për sa po them, dhe përsa larg akoma mund të ngjitemi dhe megjithëse shoku Gramoz mua gjithmonë më ka thënë mos lëvdo në publik se nuk do t’i lëvdosh dot të tërë dhemë pas do të hatërmbeten më tepër sesa të gëzohen, unë nuk heq dorë nga ky gabim. Por një shembull dua ta sjell, isha së fundmi në celulën e Kamzës dhe kur shkoj atje në bashki dola me energji pozitive. Në radhë të parë sepse PS e Kamzës është kthyer në një vatër të madhe kulture, politike dhe organizative ku për ata që nuk e dinë duket sikur është zona ku udhëheq Rakip Pasha, por në fakt tonin e japin gratë dhe vajzat.

Nuk është e rastit që sot këtu janë 3 shoqe dhe vetëm një shok nga Kamza, dhe më shumë akoma edhe deputetja më e re e listës tonë një 20 vjeçare e Forumit Rinor të Kamzës. Për të gjithë ata që e kanë idenë se me çfarë lidhej fala Kamzës para ca vitesh, është diçka që nuk mund të imagjinohet. Por kur mendon se në këtë rast nuk është diçka simbolike, por pasqyra e një realiteti komplet të ri, ku falë pranimit, mobilizimit dhe cilësisë shembullore të grave dhe vajzave, PS ka krijuar vlerën e shtuar sociale atje që ka përmbysur realitetin e zymtë të asaj zone që deri dje ishte shëmbëlltyra më triumfale e kënetës. Kjo sot është e prekshme reale, dhee detyrueshme për të tjerët që ta marin Kamzës si shembull rrezatues për të gjithë organizatat e partisë tonë.

Kamza e burgosur për dekada në muret e një patre…ju të parat, gratë dhe vajzat e PS duhet të jeni të bindura më shumë se kushdo tjetër se nuk ka pikë, mal, luginë qendër e periferi në territorin e 28 mijë km katrorë të Shqipëeisë ku nuk mund të ndizet drita e barazisë gjinore që e ka bërë PS e Kamzës jo një skuadër fituese, por kampione. Ajo çka gratë dhe vajzat mund të sjellin për PS dhe Shqipërinë, është vlerë e shtuar, speciale që me gjithë dëshirën e madhe burrat dhe djemtë s’e krijojnë dot pa gratë dhe vajzat. Ndërkohë, që fakti është që kudo dhe kurdo që burrat dhe djemtë ndjekin të njëjtën rrugë që kanë ndjekur Rakip Suli në Kamëz duke mbështetur afrimin e grave dhe vajzave në parti dhe duke iu besuar atyre si dibran i qutë shumë përgjegjësi, rezultatet janë mbresëlënëse.”, tha Rama.

#Kamza #ishte #shëmbëlltyra #më #triumfale #kënetës #Rama #Falë #grave #përmbysëm #realitetin #zymtë #të #asaj #zone
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button