Sport

Fati i buzëqesh Etrit Berishës! U transferua në Suedi pas shumë kohësh pushimi, zbulohet prapaskena e firmës së re

Etrit Berisha ka gjetur ekipin e ri pas shumë kohësh pushimi. Gardiani i Kombëtares ka lënë Italinë dhe është rikthyer në Suedi, në vendin ku De Biazi e gjeti dhe ku më pas bëri një karrierë jo pak të shndërritshme.

Tani Berisha duhet të rikthehet në Suedi dhe është fati që e ka ndihmuar jo pak. Portieri kuqezi do të jetë pjesë e Hacken në elitën e Suedisë. Arsyeja e transferimit është dëmtimi i portierit kryesor të Hacken, Andreas Linde.

Një portier që ka shkëlqyer me Hacken, por i cili tani është dëmtuar dhe do të mbetet jashtë për disa muaj. Kështu Berisha shkon te Hacken me fanellën e titullarit dhe do të ketë kohën në dispozicion për të bindur klubin që të jetë ai titullar. /Sport Ekspres/

#Fati #buzëqesh #Etrit #Berishës #transferua #në #Suedi #pas #shumë #kohësh #pushimi #zbulohet #prapaskena #firmës #së
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button