Aktualitet

VIDEO / Plagosja e të riut në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjet e autorit

Menjëherë pas plagosjes me armë zjarri në Tiranë dy ditë më parë autori i dyshuar Franci Canaj është nisur drejt banesës së tij. Në këto pamje shihet 32-vjeçari që lë makinën e tij taksi dhe më pas largohet me një mjet tjetër të parkuar në garazhin e banesës.

Për hetuesit këto veprime ai i ka kryer në mënyrë që të humbë gjurmët dhe të arratiset.

Veprimet i riu i kreu fill pas konfliktit që kishte me Gerlad Hoxhën. Sipas policisë Franci Canaj u konfliktua me Hoxhën për një vend parkimi dhe konflikti degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 prillit pranë urgjencës së re të QSUT-së. 29-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në 2016 Franci Canaj ka qenë më parë i arrestuar në Itali, ku akuzohej për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

The post VIDEO / Plagosja e të riut në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjet e autorit first appeared on .

#VIDEO #Plagosja #të #riut #në #Tiranë #kamerat #sigurisë #fiksuan #lëvizjet #autorit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button