Aktualitet

“Gërdeci”, Mediu paraqet në GJKKO kundërshtitë për akt-ekspertimin tekniko ushtarak

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur në dosjen “Gërdeci” po paraqet para Gjykatës së Posaçme kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve për akt-ekspertimin tekniko ushtarak.

“Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes.

Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorëve për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, deklaroi Mediu.

#Gërdeci #Mediu #paraqet #në #GJKKO #kundërshtitë #për #aktekspertimin #tekniko #ushtarak
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button