Aktualitet

Dhunoi kunatën dhe e kërcënoi që të mos e denonconte, arrestohet 45-vjeçari në Librazhd

Një 45-vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar motrën e bashkëshortes dhe më pas e ka kërcënuar që të mos e denonconte në Polici është vendosur në pranga nga blutë e Librazhdit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas kallëzimit të një 37-vjeçareje se bashkëshorti i motrës së saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur për të mos kallëzuar, kanë organizuar menjeherë punën dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin N. P., 45 vjeç, banues në Librazhd. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 45-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. P., 45 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#Dhunoi #kunatën #dhe #kërcënoi #që #të #mos #denonconte #arrestohet #45vjeçari #në #Librazhd
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button