Aktualitet

Zvarritet gjykimi për Berishën/ Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme

Shtyhet për të disatën herë vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së privatizimit të Kompleksit “Partizani”, ku i pandehur është marrë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Gjykata e Posacme do të vendosë më 15 prill, nëse dosja Partizani do të kalojë për gjykim, ose të kthehet pas për plotësim hetimesh apo do të pushohet. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e në prej avokatëve të të pandehurve.

Ish kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.  Në këtë masë, ish-kryeministri ndodhet që prej datës 3 janarit.

Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu

#Zvarritet #gjykimi #për #Berishën #Shtyhet #sërish #seanca #në #Gjykatën #Posaçme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button