Vunë baballarët dhe gratë në lista, a mund të digjen mandatet? Celibashi: E vlerësojmë ne sipas ligjit…

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është pyetur lidhur me taktikën e përdorur nga disa parti, për futjen e familjarëve në listë të mbyllur, të cilët më pas do të tërhiqen.
Celibashi tha se vendimi pas tërheqjes së kandidatit, merret nga KQZ.
Ylli Rakipi: Disa parti kanë vendosur të djegin listën e mbyllur, kanë vënë gruan, babain, që të digjet lista dhe pastaj të kandidojnë në listë të hapur. Si funksionon kjo? A ka një tërheqje të kandidatëve nga lista e mbyllur që tani, apo pas zgjedhjeve?
Ilirjan Celibashi: Kandidati mund të tërhiqet në çdo kohë. Se çfarë vendosim ne kur ai tërhiqet, do ta merrni vesh.
Ylli Rakipi: Pra edhe mund të digjen votat?
Ilirjan Celibashi: Është në ligj. Të gjithë ata e dinë se çfarë pasojash ka. Ligji nuk ka ndalim në lidhje me momentin kur jep dorëheqjen. Pastaj e vlerësojmë.
#Vunë #baballarët #dhe #gratë #në #lista #mund #të #digjen #mandatet #Celibashi #vlerësojmë #sipas #ligjit
Java News