Nuk është ende një nga më të mirët

Igli Tare ka folur në mediat italiane sa i përket zërave që e dërgojnë si drejtor sportiv i Milanit. Shqiptari është kthyer si një prej favoritëve për ta marrë këtë post pasi ra pista e Paraticit. Gjithashtu kur është pyetur në lidhje me këtë temë, Tare ka buzëqeshur dhe ka shmangur detajet, duke konfirmuar bisedat që po kryhen dhe shanset reale që ekzistojnë. Nga ana tjetër, “puna ka filluar” teksa Tare tha se trajneri i Interit, Inzaghi, nuk është ende një prej më të mirëve.
“Milani? Nuk mund të them asgjë (qesh). Kanë një skuadër të mirë dhe mund të konkurrojnë për Skudeton. Trajnerët më të mirë në Itali? Allegri dhe Conte. Napoli ka një ekip që nuk është mjaftueshëm i mirë për Skudeton, por janë aty. Pika e fortë është Konte, fenomen. Ndërkohë Simeone Inzaghi është i destinuar për sukses, ia kam thënë me kohë Lotitos kur ishte te Lacio. Ka ende rrugë për të që të bëhet një nga më të mirët”, tha Tare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Nuk #është #ende #një #nga #më #të #mirët
SportExpress