Aktualitet

Berisha: Rama të denoncojnë arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen

“Kushtetuta e parlamentit thotë në mënyrë tekstuale, se një ligj nuk  mund të hyjë në rend dite pa kaluar 48 orë. Ti kryen një shkelje të rëndë ligjore të barabartë me banditët Rraja që rrihni qytetarët me shkopinj bejsbolli. Si mund ti lejosh vetes ti, një gjë të tillë. Nëse ju doni të bëni këtë gjë, ndryshoni rregulloren e parlamentit me procedurën e saj, dhe pastaj zbatoni marrëveshjen Rama-Doshi, Doshi-Rama dhe Gjinushi. Por ky është i turpshëm, është një akt i turpshëm kjo që bëni. Ky është një provokim i ulët, një shkelmim i ligjeve. Kur kryetarja e parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore e rregullores, apo kushtetutës së parlamentit e shkelmon atë me dy këmbët, për interesat e Skënder Gjinushit, Tom Doshit dhe Edi Ramës, ky është fundi i këtij parlamenti”, tha Berisha.

#Berisha #Rama #të #denoncojnë #arratisjen #zëvendësit #të #tij #dhe #të #japë #dorëheqjen

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button