Fushata elektorale, Policia e Shtetit plan të posaçëm masash, cakton detyrat për efektivët

Puna e strukturave të Policisë së Shtetit, për përgatitjen e masave për sigurimin e zgjedhjeve ka filluar që në muajin shkurt, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, janë përgatitur Urdhra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; plane masash dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat dhe detyrat për procesin zgjedhor.
Ky Program Pune konsiston në disa detyra, si: Krijimin e regjistrit me veprat penale, formën dhe dokumentin e identifikimit për çdo efektiv të përfshirë, përcaktimin e llojit të armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajë çdo punonjës i Policisë së Shtetit.
Është përcaktuar plani i masave dhe plani i dislokimit, është realizuar trajnimi i efektivëve që do të shpërndahen në terren, ku ndalohet angazhimi i punonjësit të policisë me detyra zgjedhore.
Lidhur me takimet elektorale, efektivët i vëzhgojnë nga një vend i dukshëm, ku mund të krijohet mundësia e ndërhyrjes në raste problematikash, pasi partia përkatëse ka njoftuar më herët programin e hartuar.
Ndërkohë, Kodi Penal është mjaft i qartë nëse dikush cenon procesin zgjedhor.
Kreu X i Kodit Penal parashikon të gjithë veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, dhe dënimet për secilën nga veprat.
Qëllimi është hetimi i autorëve që prekin zgjedhjet, të goditet krimi zgjedhor, të ndalohet manipulimi i votës dhe hetohet ai që tenton të deformojë vullnetin e qytetarëve.
#Fushata #elektorale #Policia #Shtetit #plan #të #posaçëm #masash #cakton #detyrat #për #efektivët
Java News